Tifozët kane kaluar si në fije të perit në stadiumin “Elbasan Arena” për shkak të masave të skajshme, por edhe shiu dhe rregulli spartan për të qënë 4 orë para ndeshjes i pranishëm, kanë ndikuar në atmosferën për ndeshjen me Izraelin.
Siç tregon edhe foto, tifozët që i kanë bërë ballë kësaj sfide që sfilit nga privimet, janë të veshur me mushama dhe presin me padurim fillimin e sfidës sportive, për të larguar sa më parë shijen “ushtarake” të pragndeshjes.