Areth Sauthgejt, trajneri i Anglisë ka bërë shumë elozhe për nacionales e Spanjës, edhe pse është e privuar nga ida futbollistë kur të ndeshen së bashku. Sapo ka mundur rivalët historikë të Skocisë me 3 gola, trajneri i “Tre Luanëve” tregon se fati i tij dhe i ekipit ka ndryshuar ndjeshëm. “ Është prova e së vërtetës kur të përballemi me Spanjën sepse ata janë një ekip me identitet dhe trajneri Julien Lopetegu di mirë nga sistemi i tyre i lojës sepse ka punuar edhe me 22 vjeçarët”.
Do të jetë ndeshja e katërt për Sauthgejtin kjo me Spnajën, pas Maltës, Sllovenisë dhe Skocisë, kur mori stolin në vend të trajnerit Allardajs që u largua në mënyrë të bujshme nga detyra. Nuk ka dyshim se Anglia e Sauthgejtit është një ekip që ka më shumë pasion për lojën, aq sa mund të zbulosh se trajneri pretendon të lërë gjurmë ndryshe nga paraardhësit.