“Komardaret” Modriç-Kros-Kasemiro mbajnë Realin mbi ujë!

Ndaj Atalantës sot do të jetë një sfidë tepër e vështirë, sidomos përsa i përket dëmtimeve. Nuk mjafton fakti se Reali do të ketë përballë një kundërshtar të rrezikshëm dhe një rival që luan shumë mirë futboll, por trajneri Zinedin Zidan do të duhet të bëjë pa shumë nga yjet e tij. Sergio Ramos vazhdon të jetë jashtë, Karim Benzema po ashtu Karvahal, Rodrigo, Militao, Hazar, Marselo, Valverde dhe Odriozola. Janë gjithsej 9 mungesa, ndërsa tekniku francez po mbështetet fort tek treshja e mesfushës e përbërë nga Luka Modriç, Toni Kros e Kasemiro. Kjo treshe po e mban skuadrën mbi ujë, ndonëse nuk dihet nëse kjo do të mjaftojë ndaj Atalantës. Së fundmi, madrilenët kanë arritur 4 fitore radhazi në La Liga, por nëse analizon pak më hollësisht, shikon se dy fitore janë arritur ndaj dy ekipeve të fundit të tabelës, Hueska e Vajadolid, një tjetër ndaj Valencias në krizë që ka pasur vetëm 2 suksese këtë sezon, ndërsa tjetra kundër Getafes që ka pësuar 4 humbje radhazi. Të shohim nëse Reali do të jetë në gjendje të imponohet sot në Bergamo.

Sfidanti.al