Roman Abramovich është një prej personave më të pasur në botë, një sipërmarrës i afirmuar dhe pronari i një prej klubeve më të rëndësishme në botë; Chelsea.Gjatë gjithë këtyre viteve manjati rus ka treguar se nuk kursehet si me Chelsean e tij ashtu edhe në jetën private, Tabloidi The Sun tregon për pasurinë e tij që arrin deri në 9.8 miliardë Paund
Për më tepër, Abramovich ka treguar se nuk e ka problem të investojë sidomos kur bëhet fjalë për luksin, për këtë mjafton të shohësh vilën në Kesington prej 125 milionë Paund. Duke qëndruar te pasuritë e patundshme, përmendim edhe vilën në Antibes prej 78 milionë Paund, por nuk mungon as avioni privat dhe një jaht.
Së fundmi Roman Abramovic i bëri vetes su dhuratë një superjaht të ri me vlerë 430 milionë Paund, një shifër kjo vërtet e frikshme. Është e gjatë 140 m dhe do t’i dorëzohet manjatit rus brenda muajve të verës. Solaris, kështu është emri i Jahtit do të ketë 48 kabina dhe do të jetë në gjendje të presë 36 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 60 personash. Me fjalë të tjera, edhe këtë radhë padroni i Chelsea nuk u krusye aspak për të plotësuar tekat e tij…
Sfidanti.al