Koman, Toliso, Rafinja, mbi Bajernin ka rënë një mallkim!

Papritur Bundesliga ka nisur të bëhet e vështirë për Bajernin. Jo për të fituar ndeshjet, pasi kampionët mund t’ia dalin edhe po të “zgjohen në 3 të natës”, veçse ashpërsia e kundërshtarëve dhe e fatit të keq po shkakton dëme.

Fillimisht u dëmtua rëndë Kingli Koman, ndërsa në ndeshjen e fituar dje ndaj Leverkusenit (3-1), bavarezët humbën edhe dy lojtarë të tjerë. Francezi Korenten Toliso (Corentin Tolisso) e pësoi më keq, pasi dëmtoi ligamentin kryq të gjurit, dhe do të mungojë disa muaj.

Problem sidomos për Championsin, që fillon këtë mesjavë. Më i rëndë, por me më pak pasoja dëmtimi i Rafinjës. Ndaj tij ndërhyri shumë ashpër Karim Belarabi, direkt me taka në kavilje, dhe braziliani do të mungojë për 3 muaj.

“Një i sëmurë mendor, – sulmoi ashpër presidenti i Bajernit, Uli Hënes, – ne humbëm një lojtar për 3 muaj për shkak të një çmenduri. Ishte një ndërhyrje e qëllimshme”. Trajneri Niko Kovaç po ashtu nuk u përmbajt: “A ishte e kuqe? Ishte dy herë e kuqe”. Këtë mendim nuk e ndan drejtori sportiv i Leverkusenit, Rudi Fëler. “Ishte një faull pa tru, por nuk ishte për karton të kuq”, – tha ish-sulmuesi legjendar i Gjermanisë, por i cili duket se e kishte parë ndeshjen me “syrin pa xham, jo me atë me xham”.

Sfidanti.al