Koeficienti Ronaldos si bomber, tunden rrjetat..ne skedina

Ardhja e Kristiano Ronaldos te Juventusi e ka bërë “Zonjën e vjetër” torineze dy herë më shumë favorite që ta fitojë titullin e kampionit të Serisë A. Efekti Ronaldo te Juventusi është mëse i dukshëm, pasi klubi ka fituar edhe më shumë popullaritet, bluzat e tij po shiten si asnjëherë tjetër dhe tani atij, pra Ronaldos, nuk i ka mbetur asgjë tjetër, veç të tregojë se çfarë di të bëjë ai në fushën e lojës. Shpresat te Ronaldo janë më të mëdha se kurrë dhe bukmejkërsat (qendrat e basteve) nëpër botë presin që ai të shënojë shumë gola.
Qëndrat e basteve, midis të tjerave, kanë filluar të ofrojnë koeficientë për golashënuesin më të mirë të Serisë A dhe kuota e Ronaldos është modeste 1,60-1,80. Mbas Ronaldos, favoritë kryesorë janë Mauro Ikardi, Gonzalo Iguain, Çiro Imobile, etj.
Në fakt, Kristiano Ronaldo ende nuk ka dalë në fushë, kështu që debutimi i tij ka ngjallur një eufori të madhe midis tifozëve të Juves.
Sfidanti.al