Murinjo, i pari për “gijotinë”, Junajtid synon një legjendë

A mund të vinte kjo ditë? A mundet që Zhoze Murinjo, trajneri dikur më i famshëm i botës, të jetë sot numri 1 në parashikimet e kompanive të basteve, për t’u shkarkuar nga detyra në Premier Ligë? Ja që kjo ditë erdhi dhe portugezi vlerësohet si njeriu i stolit që rrezikon më shumë në kampionatin anglez, ndërsa Mançester Junajtid duket se po mendon për pasardhësin.

Objektivi është i përcaktuar dhe ndonëse ka një listë, në krye të saj është një legjendë, Zinedin Zidan. Ish-trajneri i Realit të Madridit është pushim pasi dha dorëheqjen në maj, pak ditë pas fitores së Championsit për herë të tretë radhazi. Zidan do të ishte ëndrra e drejtuesve të Junajtidit, të cilët nuk kanë marrëdhënie të mira me Murinjon, sidomos pas turneut amerikan.

Sfidanti.al