Nuk është nga ata trajnerë që e mbajnë gjuhën “të lidhur”, përkundrazi, ndonëse gjërat i thotë në mënyrë simpatike. Jurgen Klopi ka se çfarë të komentojë në prag të duelit ndaj Mançester Sitit në Premier Ligë, ku Liverpuli i tij është vendas, por është edhe në krizë. Siti është 13 pikë përpara dhe Erling Halandi ka 15 gola në Premier në 9 ndeshje, por trajneri gjerman është ngacmues. “Ç’mund t’iu them, – theksoi ai, – Mançester Siti ka skuadrën më të fortë të botës dhe në verë e nxorri në treg sulmuesin më të mirë që kishte (Gabriel Zhezusin) për të marrë Halandin. Askush nuk mund të konkurrojë me Sitin në këtë drejtim. Shikoni rrogën e Halandit. Ju nuk do ta pëlqeni përgjigjen time. Ju bëtë një pyetje, por ju e dini përgjigjen”.
Sfidanti.al