Nuk është aspak i lehtë, pasi është cerebral, por gjithsesi urojmë që të shërohet sa më shpejt. Një legjendë e NBA-së si Dikembe Mutombo është i sëmurë me tumor në tru, siç njofton vetë liga e basketbollit amerikan, për të cilën ish-ylli nga Kongoja është ambasador. NBA sqaron se Mutomboja 56-vjeçar po merr mjekim nga një grup specialistësh në Atlanta, dhe është në gjendje të mirë psikologjike. Natyrshëm, familja ka kërkuar që të lihet e qetë për t’u përqëndruar tek shërimi i ish-qendrës që luajti për Denverin dhe Atlantën.
Sfidanti.al