Klop mund të ndihet i lumtur, Salah e Mane luajnë ndaj Çelsit

Leja për dy sulmuesit është dhënë deri në 3 janar, ndërsa përballja e madhe në “Stemford Brixh” do të luhet në datën 2. Konfederata Afrikane e Futbollit pranoi kërkesën e Liverpulit që Mohamed Salah dhe Sadio Mane të jenë në dispozicion të trajnerit Jurgen Klop për sfidën e Premier Ligës në fushën e Çelsit. Fillimisht, ekzistonte frika se ata mund të ishin të detyruar të shkonin në grumbullim që përpara për t’u bërë gati për Kupën e Afrikës që nis pikërisht në janar. Leja është dhënë për 40 lojtarë të Premier Ligës, ndërsa është e sigurt se ata do të humbasin ndeshje të tjera më vonë, sepse Kupa e Afrikës luhet nga 9 janari në 6 shkurt në Kamerun.

Sfidanti.al