Ç’ndodh kështu me Juventusin, krejt 2021-shi pa gol me goditje dënimi!

I fundit që ia kishte dalë kishte qenë Kristiano Ronaldo në 4 korrik 2020 në derbin ndaj Torinos! Kanë kaluar plot 540 ditë që kur Juventusi shënoi me goditje dënimi në një ndeshje zyrtare, dhe që nga ajo ditë një gjë e tillë nuk ndodhi më. As Dibala, as Morata, as Kiza dhe asnjë lojtar tjetër nuk ia kanë dalë. Diçka e habitshme për një skuadër kaq të fortë dhe cilësore, por ja që kështu është realiteti. Edhe vetë Ronaldo provoi 72 herë për të shënuar vetëm 1 gol, diçka që nuk i kishte ndodhur as tek Reali dhe as tek Mançester Junajtidi. Nuk dihet se kur do të arrijë ndonjë lojtar juventin që të shënojë me goditje dënimi. Pjaniç që ishte eksperti u largua për tek Barcelona, ndërsa Dibala herë ka qenë i dëmtuar, dhe herë i pafat.

Sfidanti.al