Ka qenë i sëmurë me Kovid, ndërsa të mërkurën e përfundoi karantinën. Gjithsesi, dalja nga izolimi nuk do të thotë se Xhoshua Kimih mund të luajë për Bajernin sepse ai ka probleme të tjera. Mesfushori, që ka shkaktuar polemika sepse nuk ka dashur të vaksinohet, ka shqetësime në mushkëri dhe nuk ka qenë në gjendje të stërvitet siç duhet. Për këtë arsye, ai nuk mund të luajë në 3 ndeshjet e radhës, duke mbyllur vitin 2021. Shpresa tek Bajerni është që “kapiteni i ardhshëm” të jetë gati në 2022. Ai deri tani nuk ka luajtur për 4 javë.
Sfidanti.al