Ferguson zgjedh Iruingun para Ronaldos, Bekamit apo Skoulit!

Një përgjigje ndoshta e çuditshme nga trajneri i madh skocez i Mançester Junajtidit. Sër Aleks Ferguson mendon se nëse do të krijonte një formacion ideal të “djajve të kuq” në 26 vjet që drejtoi në “Old Traford”, lojtari i parë në këtë ekip do të ishte Denis Iruin, diçka që ndoshta nuk pritej. Mendohej që Sër Aleksi do të zgjidhte Ronaldon, Van Nistelroin, Bekamin, Gigsin, Skoullsin, por jo. “Denisi ishte një lojtar për trajnerin, – tha ai, – një lojtar që jepte maksimumin në 8 nga 10 ndeshje. Në një ndeshje në “Hajbëri”, Denisi dha një pasim gabim dhe Denis Bergkamp shënoi, ndërsa mediat e theksuan gabimin. Unë iu përgjigja se një gabim në 10 vjet nuk është keq”.

Sfidanti.al