Ishte destinuar për t’u bërë i madh dhe Kilian Mbape shpërblen shumë shpejt parashikimet duke hyrë në historinë e Paris Sent Zhërmen. Megjithëse vetëm 24 vjeç, sulmuesi vendos rekordin si shënuesi më i mirë i skuadrës pariziene me 201 gola. Ai kalon në këtë renditje Edison Kavanin, që në karrierën e tij me kampionët francezë ishte ndalur në kuotën e 200 golave. Mbape e arriti këtë rekord në ndeshjen e fundit të Ligës 1, ku ndihmoi skuadrën e tij në fitoren e vështirë 4-2 kundër Nantës. Deri te festa e skuadrës dhe ajo për triumfin personal të Mbape, Paris Sent Zhërmen vuajti sidomos në pjesën e parë.
Megjithëse goli i Mesit dhe një autogol i miqve bënë që parizienët të shihnin epërsinë e dyfishtë kur ishin luajtur vetëm 17 minutat e para, Nanta reagoi fort dhe barazoi shifrat në pjesën e parë. Pas pushimit, Paris Sent Zhërmen u kthye në avantazh në minutën e 60-të, kur Pereira realizoi golin e tretë. Në fund, e gjithë skena ishte për Kilian Mbape. Sulmuesi ndali topin në rrjetë në minuitën e parë shtesë, për të vulosur fitoren e parizienëve dhe për të firmosur rekordin personal, si shënuesi më i mirë në historinë e Paris Sent Zhërmen. Një rekord ky që do të thellohet më tej, për vetëm moshën e re dhe talentin e madh të Kilian Mbape.
Sfidanti.al