Trajneri i Mançester Junajtidit e quajti paraqitjen e ekipit të tij në stadiumin “Anfild” si më pak profesionalen, dhe si më të keqen që kur ai nisi punën në Angli. Katastrofa ishte e plotë 0-7, dhe këtij rezultati nuk ke çfarë t’i komentosh. “Ishte një paraqitje shumë e keqe nga ana jonë, – tha tekniku holandez për Radio BBC-në, – më e keqja e vitit. Ne e humbëm ndeshjen në fund të pjesës së parë dhe të nisje të së dytës, por edhe kur goditesh kështu duhet të mbledhësh veten dhe të mbash kokën lart, diçka që ne nuk e bëmë. Gjithçka ka lidhje me disiplinën, dhe kur nuk e bën, atëherë pëson gola. Një paraqitje krejtësisht joprofesionale, që nuk na duhej. Duhet të bënim detyrën, por nuk e bëmë”.
Sfidanti.al