Është fat, nuk dihet se i madh apo i vogël, që kemi një trajner të Kombëtares, si Edi Reja, i cili befason edhe në ditët e para të 2022-it.Tamam kur jehona për largimin e tij kumbon akoma , ai hipën në katedër dhe me pompozitet te shfrenuar e ngre lart stekën e notave: stafi i im meriton notën 10-të, kurse ekipi Kombëtar meriton notën 8!
Ç‘është kjo 10-të për stafin e Kombëtares! Kjo notë kaq e ekzagjeruar nga “mësuesi Italian”, sepse na kujton tallavanë e notave në shkollat e natës, ku mësuesi dhe nxënësi trukojnë..mosdijen me dijen! Vallë mos jemi kualifikuar edhe na kanë gënjyer që Polonia doli para nesh.? Apo mos vallë stafi meriton notë maksimale për nje zinxhir zbulimesh me “talent” edhe për shpërfilljen flagrante që arriti kulmin në Angli, ndaj futbollistit më të talentuar të Kombëtares sonë , Armando Broja…
Sfidanti.al