Nikola Jokiç, një nga yjet e NBA-së , i cili luan për Denver Nugets , në një intervistë për TV Arena Sport ka rrëfyer për gjithë vështirësitë e para kur shkeli tokën e shenjtë të NBA-së.
– Sapo arrita në Amerikë, doja të kthehesha në shtëpi. Java e parë e stërvitjes, dhe përqark meje basketbollistë të fortë dhe tejet atletikë, të cilët shënonin nga çdo pozicion…
Nuk mjaftonin këto Jokiç tregon : Nuk dija as gjuhën dhe mendoj se Coca-Colën e fundit e kam pirë në avion kur zbrita në SHBA. Deri në ato momente pija deri në 2 apo 3 litra në ditë…”
Po cili ishte “fytyra më e keqe” që fiksove në fillim? “ Në fushë nuk duhet të mendosh se cilin ke përpara, shiko vetëm bluzën dhe numrin dhe asgjë më shumë.Ndryshe do të humbasësh apo do të harosh të gjitha ato që di..”
Cili ishte kundërshtari që admiroje? Jokiç ka fjalë admiruese për kundërshtarin më të fortë të tij: “ Cili nuk do Stef Kërrin e Golden Stejtit nuk do basketbollin. Ato që ai bën në fushë janë të pabesueshme..”
Sfidanti.al