Maldini drejtues tek Milani! Gruaja e quajti “fatkeqësi”

Një nga simbolet e Milanit të madh, shpirti i sakrificës dhe fytyra e bukur kuqezi, Paolo Maldini, nuk di të mbajë sekrete: “ Kur u bëra drejtues tek Milani, fjalët më speciale i dëgjova nga gruaja ime…çfarë fatkeqësie!” Kur e pyesin se cili është ndryshimi i tij me babain, Çezare Maldini, Paolo nuk heziton fare: “ Ne nuk jemi si brezi i baballarrëve tanë”.
Edhe një pyetje me spec për ish-kapitenin: Kur vuaje më shumë si djali i futbollistit apo si babai i futbollistit?
Maldini : “ Kam vuajtur si djalë i futbollistit. Babai im vinte të shikonte ndeshjet dhe unë dëgjoja ato që thonin njerëzit, shikoja edhe sy aspak dashamirës që thonin “ djali i Çezares”. Imagjinoni se çfarë thonin prindërit e kundërshtarëve të mi…”

Sfidanti.al