Kavani, Tiago Silva, Nejmar, Mbape, çdo ndodhë në verë me PSG-në?!

Dy të parët janë të sigurt se do të largohen, dhe flitet për dy legjenda të klubit. Edinson Kavani është rekordmeni i golave, dhe Tiago Silva kapiteni, ndaj ikja e tyre shënon fundin e një epoke. Ndërkaq, Paris SG duhet të bëjë llogaritë se çfarë do të ndodhë me dy yjet kryesorë të skuadrës, Nejmarin dhe Kilian Mbapenë! Të dy lojtarët kanë kontratë që përfundon në 2022, dhe nëse do të ketë një moment kur ata mund të largohen me fitim të madh, do të jetë vera e këtij viti. Në 2021, vlera e kartonëve të tyre mund të përgjysmohet, dhe PSG këtë e di shumë mirë.

Drejtori sportiv, Leonardo, ndërsa pohoi se Kavani e Tiago Silva do të largohen, siguroi se nuk ka asnjë shenjë që të tregojë se Nejmari e Kilian Mbapeja do të ikin. “Nuk ia vlen të mendojmë më shumë sa duhet për këtë, – shprehet ai, – ne kemi avantazhin sepse kemi në ekip dy gjëra tepër të mëdha, dhe duhet të gjejmë mënyrën që t’i mbajmë”. Ky është problemi, pasi dy yjet kanë refuzuar deri tani rinovimin. Nga ana tjetër, Reali apo Barcelona nuk duket se kanë mundësi financiare për t’i marrë këtë vit, e kjo për shkak të koronavirusit. Me gjasë, PSG nuk do t’i marrë dot paratë që shpreson për Nejmarin dhe Kiliam Mbapenë.

Sfidanti.al