Kavani do të largohet nga PSZH-ja? A ka gisht “i urti” Nejmar

Edison Kavani është i pakënqur me rolin në PSZH, kështu që, sezonin e ardhshëm, ka shumë mundësi që ai të largohet nga klubi francez. Duke qenë se, midis të tjerave, ai ka pasur mosmarrëveshje me Nejmarin rreth gjuajtjes së penalltive, ky futbollist uruguaian është i pakënaqur, edhe sepse në ndeshjen e parë me Realin ai u zëvendësua në min. e 66-të.

“Le Parizien” zbulon se Kavani mezi po pret që të largohet nga Parisi, verën e ardhshme. Ai nuk e konsideron më veten të mirëpritur në këtë klub, ndërkohë që, sikurse thuhet, PSZH-ja është gati që ta lejojë atë që të ikë, nëse do të vijë ndonjë ofertë mbi 60 milionë euro.

Ky lajm ka ngritur në këmbë Çelsin dhe Mançester Junajtidin, ndërkohë që për shërbimet e tij kanë treguar interes edhe disa klube spanjolle. PSZH-ja ka mundësi që të përpiqet të sjellë sulmuesin e Bajernit e Mynihut, Robert Levandovski, që do të ishte një zëvendësim mjaft i mirë për Kavanin.

Sfidanti.al