Manjini harron Federika Pelegrinin; lidhje dashurie me Xhorxha Palmas

Filipo Manjini duket se e ka harruar plotesisht Federika Pelegrinin. Ish notari italian ka nisur nje lidhje me ish velinen e programit ‘Striscia La Notizia’ Xhorxha Palmas, diçka qe u publikua nga revista ‘Chi’. Mesohet se çifti eshte pikasur fillimisht ne Milano me pas ne Zvicer ne nje darke romantike.

Xhorxha Palmas e nis kete lidhje pas ndarjes nga Vitorio Brumoti, i derguari i ‘Striscia’, lidhja me te cilin zgjati 7 vjet. Ndersa Manjini e perfshin veten ne nje histori romantike per here te pare pas perfundimit te lidhjes me Federika Pelegrini. Manjini dhe Palmas po frekuentohen prej pak kohesh, por premisat qe kjo lidhje te forcohet shume jane te medha. Xhorxha Palmas e ka nje vajze nga martesa e meparshme me ish futbollistin Davide Bombardini, ndersa Manjini e deshiron te kete nje familje te tijen.

Sfidanti.al