Kavani gjen rrjetën dhe pse i dorëzon penalltinë Nejmarit!

Klubi mund të vendosë çfarë të dojë, por Edinson Kavani është gjithnjë aty, në takimin me golin. Sulmuesi uruguajan iu afrua edhe më shumë rekordit të Zllatan Ibrahimoviçit duke realizuar edhe një herë tjetër, sërish nga aksioni në 19’, dhe duke i dhënë avantazhin e parë Paris SG në fushën e Monakos. U ndeshën dy ekipet më të mira, fitoi PSG-ja, dhe shënuan të dy “gjelat”, Kavani e Nejmar.

Braziliani arriti atë që deshi, të gjuante penalltitë, dhe e shënoi goditjen e 11-metërshit në stadiumin “Luigji II”, në minutën e 52-të. Për nënkampionët e Francës nuk mjaftoi shkurtimi i rezultatit nga Mutinjo në 81’. Në Ligën e Parë franceze duket se lufta do të jetë e fortë për … vendin e dytë. Kjo pasi, PSG kryeson me 37 pikë, ndërsa Lioni ka 29, Monako 29 dhe Marseja 28 pikë.

Sfidanti.al