Karim Benzema hyn edhe më shumë në historinë e Realit!

Shënoi një tregolësh për 7 minuta, diçka që është e shkëlqyer edhe me kaq. Karim Benzema realizoi në 29’, 32’ dhe 36’ ndaj Vajadolidit, duke arritur në mbi 20 rrjeta këtë sezon. Sulmuesi francez e ka bërë këtë për 11 edicione, diçka që nuk e ka realizuar askush në historinë e Realit të Madridit. Ronaldo ishte në 9 sezone në Madrid, ndërsa legjendat e tjera Alfredo Di Stefano e Raul Gonzales e kishin bërë në 10 vjet. Benzema ka 345 gola me fanelën madrilene, duke i dyti më i miri në histori pas 450 rrjetave të Kristianos.

Sfidanti.al