Karakteri i Milanit zgjati deri në 87’! Si nuk e fitoi dot ndeshjen ndaj Romës?!

Nuk ka rëndësi se kush shënon, pasi golat vlejnë për gjithë skuadrën, por ka vlerë edhe që të mos pësosh. Ky ishte parimi i Milanit të Stefano Piolit deri në minutën e 83-të të sfidës me Romën në Serinë A, një ndeshje që u fitua për gati gjithë sfidës, dhe u dorëzua në 7 minuta!

Me lojën e zhvilluar, kampionët në fuqi të Serisë A duhej të kishin arritur një fitore të merituar dhe bindëse ndaj Romës së Zhoze Murinjos, për të treguar se nuk kanë rivalë kryeqytetasit, por Napolin e Juventusin. Gjithsesi, kështu nuk ndodhi dhe pasi realizuan Kalulu e Pobega për vendasit, dy pikë u falën nga rrjetat e Ibanjezit në 87’ dhe Tamo Abraham në minutën e 4-ët shtesë. Aq i madh ishte autoriteti i milanezëve në fushë saqë deri në 87’, Roma nuk pati asnjë gjuajtje në kuadrat. “Mëkat i madh që nuk fituam, – tha Pioli më pas, – nuk ishte e lehtë sepse Roma është ekip shumë i fortë, ekip tipik i Murinjos, por duhej t’ia dilnim. Jam i kënaqur nga loja, por duhet të jemi të tillë deri në fund”.  Napoli kryeson me 44 pikë ndaj 37 të Milanit e Juves e 34 të Interit.

Sfidanti.al