Nuk dihet nëse mund të bien dakord që të gjithë, e sidomos nëse këtë e dëgjojnë në Madrid ku adhurojnë Santiago Bernabeun, por sot edhe Florentino Perezin, veçse për Fabio Kapelon është kështu. Ish-trajneri i Milanit (si edhe i Juventusit) deklaron se Silvio Berluskoni duhet të cilësohet si presidenti më i mirë i historisë së futbollit. “Berluska” u shua një ditë më parë në moshë 86-vjeçare, ndërsa fitoi shumë përfshi edhe 5 Champions. “Ishte një gjeni, – thotë Kapelo, – më ndryshoi jetën. Më i madh sesa Bernabeu. Klubi duhet t’i vendosë emrin e tij stadiumit të ri”.
Sfidanti.al