Në të ardhmen mund ta ketë, dhe mund të ketë mjaft, por për momentin është larg. Arabia Saudite është vërtet një nga vendet më të njohura të Lindjes së Mesme, të Azisë dhe të botës arabe e islame, por kur vjen puna tek sporti raporti nuk ka qenë shumë i dashur. Sauditet nuk kanë fituar asnjë medalje të artë në Lojrat Olimpike, siç thekson e përditshmja spanjolle “Marka”, ndërsa kanë vendosur që kjo të ndryshojë. Po investohen qindra milionë euro (apo miliarda) për të lidhur vendin me Formula 1, me golfin, me sportin elektronik (lojrat në kompjutera), por sidomos me futbollin. Të shohim sesa kohë do të duhet.
Sfidanti.al