Nikola Jokiç shpallet Lojtari më i Mirë i Finaleve të NBA-së

Basketbollisti serb është padyshim më i miri i momentit në këtë sport, në të gjithë botën. Nikola Jokiç vërtet nuk u shpall Lojtari më i Mirë i sezonit të rregullt të NBA-së, por ia doli të fitonte titullin kampion me Denverin, e pastaj të shpallej Lojtari më i Mirë i Finaleve, e padyshim edhe më i miri i plej ofit në total. Ai shënoi 28 pikë dhe kapi 16 topa në tabela në ndeshjen e fundit ndaj Majemit. “Nëse dëshiron suksesin duhet të jesh edhe i keq, edhe i mirë, – tha ai më pas, – nëse je i mirë dhe dështon, nxjerr mësime. Nuk jam ndonjë tip shumë optimist, por këtë herë e ndjeva se do të arrinim diçka të madhe”.

Sfidanti.al