Jo vetëm që nuk do të ketë firmë të re në letra, por as nuk do të aktivizohet klauzola që e mban sulmuesin në ekip deri në 2025. Kilian Mbape, sipas “L’Ekipit”, i ka komunikuar Paris SG se nuk ka ndërmend të aktivizojë këtë klauzolë, e kjo do të thotë se kontrata e tij do të përfundojë verën e ardhshme, kur ai mund të largohet me parametër zero. PSG tashmë po mendon që ta transferojë menjëherë nënkampionin e botës, ndonëse nuk dihet se cilët klube në Europë mund të kenë mundësi apo dëshirë për ta marrë.
Sfidanti.al