Kampionët “ngecin” pa Mbapenë, PSG barazon të parën në Ligue 1

Tjetër rezultat ishte në mendjen e teknikut Luis Enrike dhe me tjetër rezultat përfundoi sfida. Kampionët e PSG nuk shkuan më shumë se barazimi, 0 me 0, mbrëmjen e së shtunës ndaj Lorient, në arenën kryeqytetase, “Parc des Princes”.

Një ndeshje e dominuar totalisht nga “parisienët”, mirëpo rasteve të prodhuara nuk iu bë finalizimi në mënyrë e duhur e shumë raste aksionet nuk arritën as të gjenin portën kundërshtare, duket treguar kështu haptazi se largimi i treshes Mesi-Nejmar-Mbape do të ndikojë jo pak këtë sezon të PSG, ku si çdo vit, objektivi kryesor mbetet fitimi i trofeut të Çampions Ligës.

 

sfidanti.al