Ashtu siç pritej, “galaktikët” e Real Madrid arritën të triumfonin në përballjen e parë të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, teksa në transfertën e vështirë të “San Mames” arritën të fitonin me rezultatin e pastër 0 me 2, ndaj “baskëve’ të Aletiko Bilbao
Të dy golat nga skuadra “los blankos” erdhën në pjesën e parë të lojës, më konkretisht në minutat 28’ e 36’, ku fillimishit rrugën e rrjetës e gjeti braziliani Rodrigo e më pas për golin e dytë mendoi transferimi i verës së “mbretërve” të Madridit, Xhud Belingam, me këtë të fundit që “shtangu’ portierin Unai Simon, me një goditje potente nga jashtë zone. Ndërkaq, në javën e 2-të të La Ligas, “galaktikët” do të përballen me Almerian në transfertë, ndërsa “baskët” e Bilbaos do të udhëtojnë drejt Osasunës.
sfidanti.al