Pritej një fitore e thellë e “bavarezëve”, por ndodhi krejtësisht e kundërta. “Demat” gjermanë të Lajpcig arritën të bënin diçka të mrekullueshme mbrëmjen e djeshme, teksa për herë të parë në historinë e klubit fituan trofeun e parë të Superkupës së Gjermanisë, pasi mundën me rezultatin e thellë 0 me 3, “bavarezët” e Bayern Munich,
Golat e “demave” erdhën në minutat 3’, 44’ dhe 68’, gola që mbajnë vetëm emrin e “fantazistit” spanjoll, Dani Olmo në të tria rastet. Minuta në fushën e blertë pati dhe për blerjen më të re të “bavarezët”, Herri Kejn, i cili u aktivizua në fushë në minutën e 63’-të, mirëpo pa ia dalë dot të lërë shenjën e tij në këtë përballje.
sfidanti.al