Arsenali e kërkon mesfushorin francez dhe dëshiron ta vendosë në një mesfushë ku janë edhe lojtarë të tjerë shumë të mirë si Odegard apo Xhaka. Gjithsesi, Karlo Ançeloti nuk ka ndërmend që të mbetet pa një djalosh të ri si Eduardo Kamavinga. Duke qenë vetëm 20 vjeç ai e ka të ardhmen përpara, veçse ishte i shkëlqyer në ndeshjen e Kupës së Mbretit në fushën e Vijarrealit që në fund u fitua 3-2. Kamavinga u ndje më mirë në këtë sfidë sepse luajti në qendër të mesfushës, pak a shumë si Kasemiro më herët. Të shohim nëse Ançeloti do ta përdorë në atë pozicion.
Sfidanti.al