Për 11 muaj do të vijë koha që sulmuesi do të jetë i lirë ligjërisht për të diskutuar me cilindo klub tjetër që do të dëshirojë. Nikolo Zaniolo mbetet tek Roma, por kontrata e tij përfundon në verën e 2024-ës, ndërsa “ankandi” për të ka filluar. Totenhemi e Uest Hemi e pëlqejnë, ashtu si edhe Dortmundi, ndërsa Roma kërkon 40 milionë euro, edhe pse do të duhej të kënaqej me 30 (25+5). Vështirësia e një marrëveshje lidhet me faktin se romanët duan huazim me shifër të lartë, apo të kenë të drejtë mbi një pjesë të kartonit të tij. Vetë Zaniolo pëlqen të shkojë tek Totenhemi i Kontes.
Sfidanti.al