Bajerni nuk mund ta fitojë një betejë mes Tomas Mylerit dhe Musialës!

Mediat bavareze janë të shqetësuara sepse po “fryhet” shumë një histori e tillë, pra sikur ka nisur një rivalitet aspak i shëndetshëm mes dy lojtarëve tepër të rëndësishëm. Tomas Myler për momentin e ka humbur vendin e titullarit në ekipin e Julian Nagelsmanit, ndërsa Xhamal Musiala sot është “mbret” në fushë. Sipas sondazheve, shumica e tifozëve duan që Tomas Myler t’i hapë rrugë Musialës dhe Nagelsmani në Lajpcig bëri pikërisht këtë. Gjithsesi, mediat shkruajnë se Musiala luajti dobët sepse nuk ishte mirë taktikisht. Paralajmërimi për Nagelsmanin është që ai nuk duhet ta lerë Mylerin jashtë formacionit, sepse ata që e bënë (Ançeloti dhe Kovaç) cilësohen si trajnerët më të këqinj të Bajernit dekadën e fundit.

Sfidanti.al