Kahni u thotë dyshuesve të Nagelsmanit: Jemi të hapur për kritika!

Klubi do të bëjë atë që mendon dhe që vendosin drejtuesit, kjo është e qartë, por në “Zebener Shtrase” e dinë se opinioni publik duhet bërë për vete. Për këtë arsye, shefi ekzekutiv, Oliver Kahn, pasi thotë se “kemi besim të plotë tek trajneri Julian Nagelsman”, shton se “ne jemi të hapur për kritikat”. “Nuk ka asnjë problem të ketë kritika për taknikën apo formacionin, – thotë ai, – problemi është të mos kalohet në gjëra personale”. Pasi thekson se “Nagelsmani ka cilësi të pabesueshme si trajner”, Kahni thotë edhe se “të jesh trajner i Bajernit është diçka e veçantë, pavarësisht nëse je 35 apo 65 vjeç”. Kjo do të thotë se bavarezët e kuptojnë se mbi trajnerin ka presion.

Sfidanti.al