Salah vendos rekordin e tregolëshit në Champions, lë pas CR7-ën e Levën!

Më të shpejtin në historinë e konkurrimit e mbante sulmuesi i Lionit, Bafetimbi Gomis që shënoi 3 gola në 8 minuta në fitoren 7-1 ndaj Dinamos së Zagrebit në 2011. U desh të kalonin 11 vjet që Mohamed Salah ta thyente këtë rekord duke shënuar tregolëshin në 6 minuta e 12 sekonda në “Ajbroks” në sfidën e Championsit ndaj Rejnxhërsit. Ylli i sulmit të Liverpulit hyri në pjesën e dytë dhe shënoi në 75’, 80’ e 81’. Kristiano Ronaldo, Robert Levandovski dhe Rahim Stërling kanë 3-golësha për 11 minuta, por janë shumë larg Salahut.

Sfidanti.al