Ishte “në buzë të varrit”, por tani i është kthyer lavdisë. E qartë që Interi i Simone Inzagit ende nuk ka fituar asgjë, është tepër larg kreut në Serinë A dhe në Champions ka ekipe të tjerë që cilësohen pretendentë, por gjithsesi rezultatet e 7-8 ditëve të fundit janë një “pranverë” e vërtetë. Barazimi 3-3 në fushën e Barcelonës i dha praktikisht kualifikimin për në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, për të dytin vit radhazi. “U desh të tregohej guxim dhe e patëm, – thotë ai, – këtu në Barcelonë do të na mbajnë mend gjatë. Problemi i tyre është se patën përballë Interin. Për pak do të ishim kualifikuar, por edhe kështu jam i kënaqur. Komplimente djemve. Një ndeshje e madhe. Shpresojmë që Lukaku e Korrea të kthehen të dielën”.
Sfidanti.al