Juves i kushton fitorja, Dibala e Morata dëmtohen e mungojnë disa ndeshje!

Më në fund u arrit një sukses i rëndësishëm, por sërisht ishte jo edhe aq bindës. Një Juventus që mezi mund 3-2 Sampdorian në shtëpinë e tij nuk është diçka që janë mësuar ta shohin tifozët bardhezinj, po ashtu edhe opinioni italian, veçse kjo është e vërteta, dhe trajneri Alegri pati edhe dhimbje të tjera koke, madje shumë të mëdha. Paulo Dibala dhe Alvaro Morata, dy lojtarët kryesorë të sulmit, dolën të dëmtuar nga loja dhe frika është se do të mungojnë disi.

“Dibala e Morata është e sigurt që nuk do të luajnë dot ndaj Çelsit dhe Torinos, – pohon Alegri, – shpresoj që dy sulmuesit t’i rikuperoj në tetor, kur të luajnë ekipet kombëtare”. “Maks” është i pakënaqur nga ekipi. “Pas 20 minutave të para të lojës duhej të kishim qenë 3-0 për ne, – tha ai, – por gabuam shumë para portës, humbëm shumë raste. Pësuam dy gola për gabimet tona”. Juventusi kryesoi 2-0 me gola të Dibalës e Bonuçit (penallti) në 10’ e 43’, pastaj Joshida shkurtoi për miqtë, dhe Lokateli rivendosi epërsinë me dy gola në 57’. Gjithsesi, pati vuajtje pasi Kandreva realizoi për 3-2 në 83’. Juventusi është në vendin e 9-të me 8 pikë ndaj 16 që ka Milani e 14 Interi, me Napolin që po ashtu është larg e që mund të rikthehet në vendin e parë.

Sfidanti.al