Juventusin e ftojnë të mbajë Rabion, jo të marrë Milinkoviç-Saviçin

Mjaftoi një ndeshje e nivelit vërtet të lartë për t’i bindur të gjithë. E vërteta është që Adrien Rabio nuk është më ai i dikurshmi që thuajse u largua me ceremoni nga Juventusi në verë. Mesfushori francez ka bindur trajnerin Masimiliano Alegri, po luan titullar e po shkëlqen, ndërsa ajo që bëri me Francën kundër Australisë ishte thuajse një kryevepër. Jo vetëm për golin e shënuar, por për lojën. Tashmë, “La Gazeta delo Sport” hedh idenë se ndoshta Juventusi do të bënte mirë të vinte bast mbi këtë Rabio sesa të shpenzonte shumë për të marrë mesfushorin ofensiv serb, Sergej Milinkoviç-Saviç. Kapiteni i Lacios është një klas i vërtetë, por ndoshta klubi torinez do të bënte mirë t’i kishte që të dy, nëse do t’i dilnin llogaritë.

Sfidanti.al