Juventusi shpreson tek Dibala, por sulmuesi shënon një gol në … muaj

A mund të jetë ky njeriu i kthesës dhe i suksesit? Në Torino besojnë (ndoshta nuk mund të bëjnë ndryshe), por Paulo Dibala ka zakonisht shifra prej 11 golash në sezon në Serinë A. Kjo do të thotë se argjentinasi shënon 1 gol në muaj, tepër pak për Juventusin, aq më tepër kur flitet për kapitenin dhe për një sulmues. Për momentin, Alegri i ka kaq keq punët saqë Dibala është shënuesi më i mirë i ekipit edhe pse “me pikatore”, ndaj nuk mund të bëjë pa të. Në shekullin e 21-të nuk ka qenë kurrë më keq lidhur me shënimin e golave tek “Zonja e Vjetër”, por Alegri u kujton të gjithëve se  4 vjet më parë, ai ishte në gjendje të merrte maksimumin nga Dibala.

Sfidanti.al