Juventusi rrezikon përjashtimin nga kupat e Europës!

Për momentin ia kanë kthyer 15 pikët, por nuk ka asnjë siguri. Juventusi rrezikon ende shumë në Itali, por edhe në Europë, dhe “La Gazeta delo Sport” informon se mund të vijë një dënim nga UEFA. “Zonja e Vjetër” mund të përjashtohet nga kupat e Europës sezonin e ardhshëm, dhe kjo në rast se drejtësia sportive italiane do të vojnë në dhënien e vendimit për gjyqin që po zhvillohet. UEFA pret deri në fund të korrikut, dhe nëse gjyqi për skandalin e plusvalencave nuk përfundon, atëherë Juventusi rrezikon të përjashtohet.

Në fund të korrikut përcaktohet formati dhe pjesëmarrësit e kupave të Europës, ndaj edhe është afati i fundit për çdo skuadër që të mund të marrë pjesë ose jo. Pak ditë më parë, drejtësia sportive në Itali anuloi dënimin e dhënë për t’i hequr Juventusit 15 pikë nga renditja e Serisë A, ndërsa çështja është kthyer në gjykim. Pritet të shihet se çfarë do të vendoset, ndërsa u la në fuqi përjashtimi disa vjeçar për ish-drejtuesit juventinë. Për momentin, skuadra e trajnerit Alegri është në vendin e tretë në Serinë A pas Napolit dhe Lacios.

Sfidanti.al