Madrilenët kanë një mungesë të rëndësishme për javën e 31-të dhe pikërisht njeriun që mbron portën. Natyrisht, Tibo Kurtua është më i vlefshëm për Realin në Champions sesa në La Liga, ndaj edhe shqetësimi nuk duhet të jetë shumë i madh për sfidën në fushën e Gironës. Ai u ndje keq në aparatin tretës ndaj edhe trajneri Ançeloti nuk e mori me vete. Kjo është ndeshja e shtatë që portieri belg humb në këtë kampionat.
Sfidanti.al