Trajneri i kampionëve, që do të jetë i pari që do të humbasë titullin e fituar 9 vjet radhazi, detyrohet të pranojë realitetin dhe të bëjë një autokritikë. Barazimi 1-1 në fushën e Fiorentinës bëri që Juventusi ta rrezikojë edhe më shumë kualifikimin për në Champions sezonin e ardhshëm, duke pasur 66 pikë në 33 ndeshje, e duke ndjerë rrezikun nga Milani, Atalanta e Napoli. U desh një “magji” e Moratës që të shpëtohej të paktën barazimi pasi Vllahoviç shënoi penalltinë “Panenka” për vendasit, ndërsa “Zonja e Vjetër” ka vetëm 1 fitore në 6 ndeshjet e fundit jashtë fushe. Pjesa e parë ishte e Fiorentinës, ndërsa pas pushimit me hyrjen në fushë të Moratës e Kulushevskit, kampionët bënë më shumë, duke humbur edhe dy raste. “Jam i pakënaqur me këtë që kemi bërë këtë sezon, – thotë Pirlo, – jam i pakënaqur nga vetja dhe nga ekipi, pritshmëritë ishin të tjera”.
Sfidanti.al