Atmosfera ishte vërtet sikur një ëndërr në stadiumin e Torinos. Autobusi ikampionëve të Juventusit arriti në “Alianc” në orën 19:37, për ndeshjen ndaj Napolit në Serinë A që duhej të niste në 20:45. Të gjithë e dinin se kundërshtari nuk kishte ardhur, por skuadra zbriti nga mjeti e u bë gati për sfidën. Në mes të reshjeve të forta, pati nga ata që bënë shaka duke thënë “a nuk duhet ta shtyjnë ndeshjen për shkak të shiut?”. Në fushë dolën një pjesë e lojtarëve, ndërsa ishin 30 tifozë. Të besuarit e trajnerit Pirlo pritën 45 minuta sipas rregullores, dhe pastaj u larguan. Pritet që Liga e Futbollit të vendosë fitoren 3-0 në tavolinë për Juven, e presidenti Andrea Anjeli thotë se “Napoli donte shtyrjen, por rregullat janë të qarta, ne respektojnë rregulloren”. Presidenti napolitan, De Laurentis, ndërkaq theksoi që nga zyra e tij se “ne nuk mund të niseshin për në Torino”.
Sfidanti.al