PSG, merr Kean, përgënjeshtrohet ardhja e Joao Marios

Paris Saint Germaini është pranë mbylljes së tratativave për blerjen e Moise Kean. Pas ankesave të Tuchel për merkaton e transferimeve, Drejtori Sportiv i klubit transalpine i dhuron trajnerit gjerman një sulmues të ri, atë të Evertonit që do të vijë te parizienët me formën e huazimit.

Për Kean kishte menduar edhe Juventusi përpara ardhjes së Moratës dhe pasi dështuan tratativat për Dzekon. Në këtë mënyrë, kean do të ketë mundësinë të pasurojë akoma më shumë një repart të një niveli të lartë të sulmit që pëbëhet nga emra të tillë si Neymar, Mbappe e Icardi. Kean do të kërkojë që të rindezë karrierën e tij në Ligue 1 pas një viti zhgënjyes në Premier League me 29 ndeshje të zhvilluara, shumica e të cilave si zëvendësues dhe vetëm 2 gola.

Ndërkaq në orët e fundit u krijua një lloj misteri në lidhje edhe me Joao Marion. ‘L’Equipe’ fillimisht foli se edhe ai do të shkonte në paris, por më pas përgënjeshtroi gjithcka duke kërkuar edhe ndjesë. Në fakt te Paris Saint Germain do të shkojë Danilo Pereira nga Porto.

Sfidanti.al