Juventus, Ronaldo thyen heshtjen: Është koha për reflektime

Cristiano Ronaldo thyen heshtjen dhe nëpërmjet një postimi në Instagram analizoi sezonin e Juventusit. ‘Sezoni 2019-2020 përfundoi për ne, më vonë se zakonisht, por shumë shpejt-shkruante në postimin e tij Ronaldo-është koha për të bërë reflektime, për të analizuar ulje-ngritjet, sepse mendimi kritik është e vetmja mënyrë për t’u përmirësuar. Dhe një klub i madh si Juventus duhet të mendojë gjithnjë si klubi më i mirë në botë. Të fitosh Serie A në një vit kaq të vështirë është dicka për të cilën ne jemi krenarë, 37 golat me Juventusin dhe 11 me kombëtaren më bëjnë që të përballem me të ardhmen me ambicie të rinovuar dhe dëshirë për ttë vijuar përmirësimin, por tifozët kërkojnë më shumë. Duhet të jemi në lartësinë e pritshmërive të tyre. Të jetë kjo periudhë e shkurtër pushimesh koha që të na lejojë të gjithëve ne të marrim vendimet më të mirat për të ardhmen dhe për t’u kthyer më të fortë e më të impenjuar se kurrë’

Dygolëshi i Ronaldos në ndeshjen me Lyonin nuk i mjaftoi Zonjës së Vjetër për të eliminuar Lyonin në Ligën e Kampioneve dhe për të dytin vit radhazi, Mbreti i këtij kompeticioni i dha lamtumirën përpara kohe. Vitin e kaluar fatale ishin cerekfinalet, këtë vit 1/8 e finaleve, dicka që nuk i ndodhte që nga sezoni 2009/2010, i pari me fanelën e Realit të Madridit.

Shumë I dobët ishte edhe buletini personal i Ronaldos, vetëm 4 gola, shumë pak për një person që në total ka shënuar 131 gola. Por ndërsa Agnelli e konfirmon, motra e tij ngre disa dyshime

‘Përpara për titullin e tretë kampion’. Duket se ka kaluar një epokë, por kjo frazë u tha vetëm 1 javë më parë me Ronaldon që e shprehu entuziazmin në Twitter. Një eufori që u zhduk menjëherë pas mbylljes së ndeshjes me Lyonin me luzitanin që u detyrua të gëlltisë sërish kafshatën e hidhur  të radhës në Evropë që nga momenti që ai vesh fanelën bardhezi.

I transferuar te Juventusi para 2 vitesh për të thyer tabunë, Ronaldo edhe njëherë iu desh të lërë rrugën hapur një kundërshtari më të dobët dhe më pak favorit. Vetëm 4 golat e shënuar janë për të një lloj rekordi negativ, duke qenë se më keq ka bërë vetëm në fillimet e karrierës së tij.

Dhe kushedi nëse portugezi nuk po shfaq ndonjë pendesë për largimin e tij nga Reali I Madridit, një divorc që sipas të përditshmes AS nuk I solli fat as lojtarit e as vetë klubit merenges. Është e vërtetë që Los Blancos këtë vit ndërprenë dominimin e Barcelonës në La Liga, por për të dytin vit radhazi rrugëtimi I tyre në Champions u ndal në 1/8 e finaleve gjë që nuk ndodhte prej 10 vitesh. Një kurbë zbritëse kjo për futbollisti, por edhe për klubin me më shumë trofe që në 9 vite së bashku fituan 4 herë Champions League.

Sfidanti.al