MotoGP, Quartararo rrëshqet, Zarco fiton pole position në Brno

Një super Johann Zarco fiton pole position në Cmimin e Madh të Cekisë në Brno. Francezi e përshkoi këtë pistë me kohën 1 minutë 55 sekonda e 687 të mijtat duke lënë pas bashkëkombasin e tij Fabio Quartararo duke e penguar këtë të fundit që të fitojë pole positionin e tretë radhazi sezonal.

Quartararo në fakt u bë protagonist i një rrëshqitje gjatë zhvillimit të xhiros së fundit që do t’i kishte dhuruar kohën më të shpejtë të kualifikuesve dhe kjo favorizoi Zarcon për të fituar provat zyrtare në Ceki.

Në vendin e tretë u pozicionua Franco Morbidelli, shok skuadre me Quartararo. Surprizën e bënë vëllezërit Espargaro me Alex që me Aprilian e tij shënoi kohën e katërt më të mirë, ndërsa Pol do të niset në vendin e 6 përkrah Maverick Vinales i renditur në vendin e pestë.

Valentino Rossi u rendit në vendin e  10, ndërkohë që akoma më keq shkuan gjërat për Dovizioso që do të nisë garën nga vendi i 19 në vijën e startit të saj.

Sfidanti.al