Juventus, pa Champions largohen, Di Maria, Vlahoviç, Kieza e Rabio

Jashtë Champions dhe me rrezikun për të qëndruar edhe jashtë Europës, Juventus është i detyruar të largojë disa prej yjeve të tij në merkaton e verës. Drejtuesit e klubit bardhezi do të vlerësojnë të ardhmen e secilit prej futbollistëve, por që tani ka një listë të sigurtë me disa prej tyre që duhet të bëjnë gati valixhet. i pari është Angel Di Maria. Mosha dhe rroga nuk janë në favor të argjentinasit, që në fund të sezonit do të ndryshojë ambjent. i njëjti diskutim për patriotin e tij Alehandro Paredes. i huazuar nga Paris Sent Zhërmen, kartoni i mesfushorit nuk do të blihet përfundimisht nga Juventus.

Mes futbollistëve që pritet të largohen janë edhe Vllahoviç, Kieza dhe Rabio. Sulmuesi serb kërkohet nga shumë klube të mëdhenj të Europës, ndërsa italiani gjithashtu ka shumë admirues. Por sipas mediave italiane, “Zonja e Vjetër” do të vendosë vetëm për njërin prej tyre. E ndryshme është situata për Rabio. Mesfushori francez do të kërkojnë vetë “divorcin”, pasi kërkon të luajë në Champions League. Këtë ia mundëson Mançester Junajtid, që prej kohësh e ndjek me shumë interes. Pa paratë e Champions dhe me një linjë të re menaxhimi, Juventus pritet të ulë ndjeshëm shpenzimet duke u mbështetur më shumë te futbollistët e rinj për të ardhmen.

Sfidanti.al