Trajeneri Te Hag do largojë thuajse gjysmën e skuadrës

Mançester Junajtid po përgatit një revolucion të vërtetë në tregun e transferimeve të verës. Mediat angleze kanë zbuluar listën e gjatë që trajneri Erik Ten Hag ka me lojtarët që nuk bëjnë më pjesë në planet e tij për të ardhmen. Duke qëndrurar në atë që raportojnë të përditëshmet në vend, janë dhjetë futbollistë që nuk do të luajnë për “Djajtë e Kuq” duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Mes tyre janë edhe emra për të cilët klubi anglez ka shpenzuar shuma të mëdha për transferimin e tyre si Meguajër, Marsial, Van De Bek apo Elanga. Të gjithë këta lojtarë janë akltivizuar pak nga Ten Hag, që për të ardhmen kërkon të ndërtojë një skuadër të gjithën sipas ideve të tij. Pasi siguroi vetëm objektivin minimal në këtë sezon, atë të pjesmarrjes në Champions Ligë, Mançester Junajtid kërkon të kthehet kompetitiv në Premier Ligë dhe Europë edicionin e ardhshëm.

Sfidanti.al