Juventus “Ekipi 2018” i Europës, veç fitore e çdo objektiv i mundshëm

Harrojini për një moment gjigandët e tjerë të kontinentit. Që nga 1 janari e deri më sot, viti 2018 është nën shenjën e Juventusit. Edhe pse kampionia e Italisë nuk ka pasur gjithnjë një lojë për të lënë mendjen, sërish ka qenë shumë konkrete dhe efikase, duke fituar e duke mbetur brenda çdo objektivi.

Në Serinë A ka luajtur 7 ndeshje dhe ka arritur 7 fitore, duke shënuar 15 gola e duke mos pësuar asnjë. Në Kupën e Italisë, të besuarit e Alegrit kanë luajtur 3 ndeshje dhe i kanë fituar që të treja, duke shënuar 4 gola. Në Champions, një barazim e një fitore me Totenhemin, me golaverazhin 4-3.

Juvja është në rrugë të mbarë për të mbrojtur titullin, në finalen e Kupës së Italisë dhe në çerekfinale të Championsit. Vetëm ekipe si Bajerni apo Barcelona mund të jenë më pranë piemontezëve.

Sfidanti.al